Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po merren masa për gjetjen e një personi tjetër, i cili sipas të afërmve drejtonte veturën “Audi” e cila dje ka rënë në ujërat e Vardarit pasi ka dalë nga rruga lokale për në fshatin Rashcë.

Aksidenti i komunikacionit është raportuar dje në ora 16:00 në SPB Shkup. Nga MPB theksojnë se në vendngjarje janë dërguar menjëherë zyrtarë policorë dhe shërbimi emergjent mjekësor si dhe prokurori publik.

“Në orën 18:00 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” na njoftuan se nga kalimtarë i kanë sjellë një fëmijë katër vjeçar, i cili më pas është transferuar në Qendrën Klinike. Në orën 21:05, zyrtarët policorë të njësitit “Tigrat” kanë nxjerrë automjetin tip “Audi” nga ujërat e lumit Vardar, në të cilin janë gjetur tre persona të vdekur”, njoftojnë nga MPB.

Siç informuan nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, trupat e tre femrave janë nxjerrë nga automjeti i cili është nxjerrë nga Lumi Vardar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shoferit i cili me veturën e tij ra në lumin Vardar appeared first on Telegrafi.