Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për emërim joligjor të drejtorëve në disa shkolla

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Gjykatën Themelore në Strugë, sot duhet të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për emërim joligjor të drejtorëve në shkollat fillore në Komunën e Strugës.

Në një lëndë janë bashkuar shkoillat në Labunishtë, Radolishtë, Podgorcë, ndërsa për shkollat në Veleshtë dhe për “Vëllezërit Milladinovci” në Strugë zhvillohen dy lëndë të ndara.

Në rastin e shkollës “Zini Hani” në Veleshtë, përveç Merkos, akuzohen edhe katër persona të tjerë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas aktakuzës, përveç emërimit të paligjshëm të Egzona Shej si drejtoreshë, ajo akuzohet edhe për falsifikim diplomash.

Në rastin e SHF “Vëllezërit Miladinovci”, Merko akuzohet për emërimin e paligjshëm të Albana Zhutës si ushtruese detyre drejtoreshë e shkollës, megjithëse nuk i ka plotësuar kërkesat, gjegjësisht nuk ishte emëruar nga radhët e punonjësve, nuk e kishte kaluar provimin e drejtoreshës dhe nuk kishte certifikatë përkatëse të njohjes së gjuhës angleze.

Advertisement

Dëshmitarët në këto raste, të cilët, sipas gjyqtarit të shkallës së parë Jordan Jovanov, nuk u paraqitën në gjykimet e mëparshme për arsye të pajustifikuara, duhet të shoqërohen sot me ndihmën e policisë.

Dje kundër Merkos u zhvilluan dy seanca gjyqësore, për blerjen e një automjeti Audi A6 për nevojat e komunës dhe për vendosjen e paligjshme të një pllake përkujtimore në ndërtesën e komunës. Ai është gjithashtu në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në korrupsion. Ndaj tij janë ngritur disa (nëntë) akuza për shpërdorim detyre.

The post Vazhdojnë gjykimet kundër Merkos për emërim joligjor të drejtorëve në disa shkolla appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy