Komisioni Parlamentar për Financa dhe Buxhet ka vazhduar debatin për ribalancin e buxhetit.
Ajo që ngjalli debat ishin amendamentet e propozuara nga ish-deputetja e LSDM-së Monika Zajkova.
Ajo ka dorëzuar dy amendamente ku në njërin kërkon mjete për spitalin në Komunën e Zelenikovës dhe në tjetrin amendament kërkon gjinekolog në spitalin e njëjtë.
Reagoi Marija Petrushevska e cila tha se kjo është skandaloze, pasi Komuna e Zelenikovës nuk ka spital!
U përgjigj Daniella Nikollovska e LSDM e cila tha se vërtetë është skandal kjo kërkesë por kujtoi Petrushovskën se edhe ata disa vite më parë e kishin bërë një kërkesë të ngjashme për Lagjen Lisiçe.
Në fillim të seancës u tërhoq amendamenti i dorëzuar nga deputetët Jovanka Trençevska, Sanja Llukarevska dhe Oliver Spasovski, si dhe amendamenti i Frontit Europian prej ku kërkuan 60 milionë denarë për ndërtimin e sallës së sportit në shkollën fillore në Bogovinë.
Ndryshe debati në komision pritet që të përfundojë në fund të kësaj jave.
The post Vazhdoi debati në Komisionin për Financa dhe Buxhet, përplasje për fondet për spitalin e Zelenikovës appeared first on Telegrafi.