Vazhdohet edhe për dy javë ndalesa për hyrje në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimin për kufijtë tokësorë me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë, si dhe për ndalesën për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, qeveria greke e vazhdoi edhe për dy javë, gjegjësisht deri në 22 shkurt të vitit 2021, njofton AIM.

Vendimi i ri për “Vendosje të masave për të kufizuar përkohësisht lidhjet tokësore, ajrore dhe detare të Greqisë, për të ndaluar hyrjen në vend të shtetasve të vendeve të treta përveç vendeve të BE dhe zonës Shengen”, me qëllim të kufizuar përhapjen e korovirusit, tashmë është botuar në Gazetën Zyrtare të Greqisë, dhe ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme.

Për turistët dhe shtetasit e huaj për të cilët nuk ka ndalesë, hyrja lejohet vetëm përmes Bullgarisë, dmth përmes kalimit kufitar Promahonas, ndërsa domosdoshmërish duhet test për Covid-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose test rapid që mund të bëhet në hyrje të Greqisë.

 

Advertisement

The post Vazhdohet edhe për dy javë ndalesa për hyrje në Greqi appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy