Vasilev: BE le të sqarohet me Maqedoninë dhe jo me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i financave i Bullgarisë, Asen Vasilev ka deklaruar për mediat bullgare se Bashkimi Evropian çështjen e Maqedonisë së Veriut e ka adresuar në vend të gabuar.

Sipas tij, BE duhet të merret me Maqedoninë e Veriut e jo me Bullgarinë, sepse diskriminimi po ndodh nga pala tjetër dhe jo nga pala bullgare.

“E vërteta është që ka probleme dhe ngecje në raportin tonë me Maqedoninë e Veriut. Janë disa çështje që nuk mund ti kalojmë sikur asgjë, por duhet diskutuar dhe qartësuar. BE këtë punë e ka adresuar gabim ndaj Bullgarisë. BE duhet vetëm të pranoj kërkesat tona, qoftë edhe pjesërisht, por çështjen duhet ta diskutoj me Maqedoninë e Veriut e jo me ne. Në negociata Maqedonia ka shfaqur gjuhë të urrejtjes dhe kjo na bën të kuptojmë se si mund të jetojnë bullgarët në Maqedoni”, tha Vasilev.

Vasilev potencoi se përderisa kushtet e Bullgarisë nuk pranohen të shqyrtohen në kornizë negociuese dhe nuk tregohet mirëkuptim, edhe vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të largohet, sepse siç tha ai “qëndrimet bullgare nuk ndryshojnë”. /Telegrafi/

Advertisement

The post Vasilev: BE le të sqarohet me Maqedoninë dhe jo me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy