Varhelyi: Vaksinat janë dehurat për popullin e Maqedonisë së Veriut, kujdesemi për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioneri i Zgjerimit të BE Oliver Varhelyi sot në sallën “Boris Trajkovski” pas dorëzimit të vaksinave nga BE tha se nuk ishte e lehtë për të siguruar vaksina dhe shtoi se ata vazhdojnë të kujdesen për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe duhet të jetë një ditë e mrekullueshme për Maqedoninë e Veriut. Më në fund kemi arritur të marrim vaksina. Kjo nuk ishte e lehtë dhe ne kemi punuar shumë me qeverinë austriake për ta realizuar këtë dhe për t’ju treguar se na intereson. Ne do të vazhdojmë të kujdesemi për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor.

Shpresojmë se do të jemi në gjendje t’ju ndihmojmë dhe të përfundojmë vaksinimin. Kjo është një dhuratë për popullin e Maqedonisë së Veriut për të mposhtur pandeminë sa më shpejt të jetë e mundur. Shpresoj se të gjithë do të vaksinohen shpejt dhe se në dy muajt e parë i gjithë personeli shëndetësor do të vaksinohet”, tha Varhelyi./Telegrafi/

The post Varhelyi: Vaksinat janë dehurat për popullin e Maqedonisë së Veriut, kujdesemi për Ballkanin Perëndimor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy