Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varhely bëri të ditur se vizitën e tij të parë në Ballkanin Perëndimor do të fillojë në Serbi dhe se me përfaqësues të rajonit do të bisedojë për përgjigjen ndaj pandemisë si dhe për përkrahjen e BE-së në këtë drejtim.
Varhelyi në Ballkanin Perëndimor vjen me dërgesën e vaksinave të para kundër coronavirusi që i shpërndan dhe financon BE.
Pas vizitës në Serbi, të martën viziton Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa të mërkurën viziton Kosovën dhe Shqipërinë.
“Ne kujdesemi për partnerët tanë, për punonjësit e tyre shëndetësorë dhe për qytetarët që janë të rrezikuar nga pandemia. Dërgesa e vaksinave vërteton përkushtimin tonë të vazhdueshëm”, shkroi mes tjerash Varhelyi./Telegrafi/
The post Varhelyi të martën viziton Shkupin appeared first on Telegrafi.