Varhelyi sot viziton Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Eurokomeasri për Zgjerim, Oliver Varhelyi në kuadër të turnesë së tij në Ballkanin Perëndimor do ta vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut me rastin e mbërritjes së vaksianve të para kundër coronavirusit të financaura nga Bashkimin Evropian. Bashkërisht me Varheliyn, në Shkup do të jetë edhe ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.

Varhelyi pritet të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa bashkërisht me Edtstadler dhe ministrin Filipçe do ta vizitojnë pikën vaksinale “Boris Trajkovski” në Shkup.

Komisioni Evropian dhe Austria muajin e kaluar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të çohen në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut.

Vaksinat janë financuar nga paketa 70 milionë euro që Komisioni Evropian e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar.

Advertisement

“BE dëshmon solidaritet dhe kujdes për vendet e Ballkanit Perëndimor që nga fillimi i pandemisë. Për Maqedoninë e Veriut, BE siguroi rreth 230 milionë euro për pajisje mjekësore si dhe për mbështetjen e pasojave socio-ekonomike nga pandemia”, thuhet në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Shkup./Telegrafi/

 

The post Varhelyi sot viziton Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy