Eurokomisari për zgjerim Oliver Varhelyi, në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian, gjatë debatit për raportet vjetore për progresin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shfaqi shpresë se ende ka mundësi që konferenca e parë ndërqeveritare me RMV-në të mbahet gjatë presidencës portugeze me BE-në, gjegjësisht para 1 korrikut.
Varhelyi e lavdëroi raportin për progresin e RMV-së në rrugën drejt BE-së, të raportuesit Ilhyn Kycyk dhe vlerësoi se ai përpudhet me të dhënat e Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e progresit drejtë BE-së, marrëveshjeve bilaterale, Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë duhet edhe më tutje të zbatohen në besim të të dyja palëve. I inkurajoj Shkupin dhe Sofjen që t’i ndajnë përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet bilaterale, i inkurajoj të gjitha palët që të sillen në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet të cilat i minojnë interesat më të gjera të BE-së”, deklaroi Varhelyi.
Megjithatë, ai vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka ende shumë punë në pjesën e reformave.
“Vendimi i vendeve anëtare të BE-së që të hapin bisedimet me Maqedoninë e Veriut ishte historik, dhe me padurim presim që të miratohet korniza negociuese dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, shpresoj ende gjatë këtij kryesimi”, tha Varhelyi./Telegrafi/
The post Varhelyi: Shpresoj që konferenca e parë ndërqeveritare me RMV-në të mbahet deri në korrik appeared first on Telegrafi.