“Menjëherë pas plotësimit të kushteve, do të hapet klasteri i parë i negociatave me Shkupin”, theksoi eurokomisari Oliver Varhelyi në debat në Parlamentin europian.

Ai thirri që vendi shpejt dhe me vendosmëri të veprojë pas raportit të skriningut për klasterin e parë, që janë Fondamentet.

Duke folur për vendet kandidate, Varhelyi theksoi se Komisioni Europian do ta përkrahë qëllimin e Shqipërisë për t’i përfunduar negociatat deri në 2027, por duke folur për Maqedoninë ai e përmendi ndryshimin e Kushtetutës.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të ketë ambicie të mëdha për të përparuar në negociatat aderuese, por tani duhet t’i miratojë ndryshimet kushtetuese që të përparojë në procesin negociues”, tha Oliver Varhelyi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Varhelyi: RMV ta ndryshojë Kushtetutën për të avancuar në procesin negociues appeared first on Telegrafi.