“Bashkimi Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, të gjejnë zgjidhje për kontestin që e kanë”. Këtë sot në konferencë për shtyp e tha eurokomesari për zgjerim Oliver Varhelyi, pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev.

Ai tha se kontesti në mes Shkupit dhe Sofjes është i ndjeshëm, por shpreson se do të arrihet marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë vetëm mund ta përsëris se është në interes të Maqedonisë dhe Bullgarisë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje. Shoh përkushtim tek kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borissov dhe shpresoj se do të arrijnë të gjejnë zgjidhje, ndërsa ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndihmojmë në këtë proces. Nuk do ta dramatizoja aq shumë këtë çështje, është serioze, por mund të gjendjet zgjidhje”, tha Varhelyi.

Vizita e tij në Shkup, vjen një ditë pas publikimit të raportit të progresit nga ana e Komisionit Evropian, me çka janë paralajmëruar 9 miliardë euro ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Varhelyi: Nuk do ta dramatizoja, mund të gjendet zgjidhje në mes Shkupit dhe Sofjes appeared first on Telegrafi.