Eurokomesari për Zgjerim, Oliver Varherlyi sot tha mbështetje për nisjen e bisedimeve për Shqipërinë, ndërsa Maqedonisë së Veriut i bëri thirrje që të zgjidh kontestin me Bullgarinë.

Varhelyi lavdëroi edhe metodologjinë e bisedimeve me çka u tejkalua edhe problemi me veton e Francës për fillimin e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Kjo metodologji e re tashmë pasqyrohet në kornizën negociuese për Shqipërinë dhe RMV-në. Vendet anëtare ende nuk kanë arritur marrëveshje për ato dhe bisedimet vazhdojnë edhe në këshill”, thotë Varhelyi.

Ai tha se të gjitha kushtet janë përmbushur për mbajtjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë dhe se vendi ka arritur përparim në fushën e drejtësisë, sundimit të së drejtësi dhe ligjet zgjedhore.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për RMV-në, Oliver Varhelyi tha se “Maqedonia e Veriut mbajti hap të rëndësishëm në zbatimin e reformave të BE-së, posaçërisht te kushtet fondamentale. E rëndësishme është që të gjendet zgjidhje mes kontesteve bilaterale mes RMV-së dhe Bullgarisë”./Telegrafi/

The post Varhelyi: E rëndësishme është që Maqedonia e Veriut ta zgjidh kontestin me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.