Dje është vandalizuar monumenti i njërit prej pjesëtarëve të shërbimeve të sigurisë, të vrarë në incidentin e armatosur “Lagjja e Trimave”, Goran Stojmenoviq, si dhe ikonat që janë pjesë e kryqit të shenjtë në parkun në Inxhikovë të komunës së Gazi Babës.

Lajmin në Facebook, bashkë me fotografi, i ka publikuar mbrëmë kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, duke e dënuar ashpër veprimin e vandalizimit.

“Një akt i tillë i kryer në festën e sotme të madhe maqedonase të Ilindenit dhe festën e krishterë të Shën. Ilisë përfaqëson një veprim të turpshëm dhe frikacak që meriton dënimin më të fortë”, shkruan mes tjerash Stefkovski.

The post Vandalizohet monumenti i policit që u vra në “Lagjen e Trimave” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";