Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski u zgjodhën prokurorë të rinj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këshilli i prokurorëve publik sot zgjodhi prokurorët e rinj publikë për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë. Prokurorë publikë u zgjodhën Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski, ndërsa për Prokurorinë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit u zgjodhën Iskra Haxhi Vasileva dhe Faton Azizi.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, prokuror publik në Prokurorinë e Lartë Publike në Manastir është emëruar Antonio Jolevski, ndërsa në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup është zgjedhur Natasha Krsteva Tsaleva.

Në seancën e tretë të sotme, siç shtojnë nga PTHP, është marrë vendim që Irina Trajkoska Strezoski të suspendohet nga pozita e prokurores publike në Prokurorinë e Lartë Publike të Manastirit për shkak të zgjedhjes së saj në postin e drejtoreshës së Akademisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Po ashtu, anëtare e Këshillit Zorica Pavloviq është propozuar për zëvendës anëtare të Këshillit të Etikës së Prokurorëve Publikë./Telegrafi/

The post Valentina Stojanovska dhe Zllatko Bikovski u zgjodhën prokurorë të rinj appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy