Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Kilian Val, në intervistë për “Rruga drejt”, foli për raportin e fundit për Vlerësimin e Rreziqeve të Korrupsionit në gjyqësor, nga i cili doli se vetë gjykatësit dhe prokurorët nuk i besonin gjyqësorit.
Sipas tij, fakti që më shumë se 50 për qind e gjykatësve dhe prokurorëve i janë përgjigjur sondazhit tregon se nuk ka asnjë mohim se rreziqet e korrupsionit në këtë sferë janë reale.
Val në “Rruga Drejt” tha se e ka shpërndarë raportin me institucionet e shtetit dhe pret që të studiohen mënyrat më të mira për të adresuar problemin, për të cilin OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë.
“Mendoj se kjo tregon se nuk ka asnjë mohim për këtë. Kur lexoni dokumentin, kur hyni në detaje, ai na jep njohuri se ku duhet të përgjigjemi, cilat fusha duhet të drejtojmë kundër kësaj dukurie negative.
Ajo që në fakt ishte shumë shqetësuese në Vlerësimin e Rreziqeve të Korrupsionit është se edhe gjyqtarët edhe prokurorët kanë shumë pak besim në Këshillat – Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë. Më shumë se 50 për qind e gjyqtarëve dhe prokurorëve të anketuar nuk kanë besim në këto institucione të rëndësishme.
Mendoj se kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve. Por, këtu ka edhe një element pozitiv, që është se njëjtë si gjyqtarët ashtu edhe prokurorët besojnë se mekanizmat ekzistues të korrupsionit, si Sistemi i Automatizuar i Menaxhimit të Rasteve (AKMIS) si dhe dixhitalizimi i gjyqësorit duket se po japin rezultate. Kjo po shihet si diçka pozitive”, tha Kilian Val, Ambasador i OSBE-së në Shkup.
The post Val: Gjykatësit dhe prokurorët kanë shumë pak besim në këshillat e tyre përkatës appeared first on Telegrafi.