Ministri i Shëndetësisë, Venko FIlip beson se me vaksinat e para që pritet të arrijnë nesër, të mërkurën do të fillojë imunizimi i popullatës.
“Tani ne jemi plotësisht të përkushtuar që sistemi të funksionojë mirë dhe i gjithë procesi të zbatohet shpejt dhe me efikasitet, sepse tani plani është bërë, të parët do të thirren qytetarët e rrezikuar në përputhje me strategjinë kombëtare në qendrat shëndetësore”, tha Filipçe
Ministri Filipçe thotë se imunizimi do të ndodhë në sallën Boris Trajkovski, ndërsa me vaksinat tjera që do të arrijnë, vaksinimi mund të ndodh edhe nëpër qytetet tjera.
“Pas 15 prillit priten rreth 20 mijë vaksina nga sistemi për solidaritet evropin”, tha Filipçe.
Ndrytshe, vaksnat e nesërme të AstraZenca pritet të arrijnë në mëngjes në ora 07:55./Telegrafi/
The post Vaksinimi masiv në Maqedoni pritet të fillojë të mërkurën appeared first on Telegrafi.