Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se vaksinat kundër gripit sezonal pritet të arrijnë kah fundi i këtij muaji, pas çka menjëherë do të nisë procesi i vaksinimit.
Nga MSH nuk japin përgjigje pse është vonuar vaksinimi kundër gripit sezonal.
Janë siguruar gjithsej 40.000 doza të katër llojeve të vaksinave që janë të dedikuara për vaksinimin falas të këtyre grupeve në rrezik:
-Personat mbi moshën 65 vjeç,
-Personat me sëmundje kronike,
-Të punësuarit në shëndetësi,
-Gratë shtatzëna,
-Fëmijët nga 6 muaj deri në pesë vjet”, thonë nga ministria e shëndetësisë.
Të interesuarit mund të caktojnë termin për vaksinimin falas përmes mjekut të tyre amë. Me qëllim që të shmanget ngarkesa shtesë e shërbimeve epidemiologjike në qendrat e shëndetit publik, ku deri më tani është kryer vaksinimi kundër gripit sezonal, sivjet ka plan veprimi që do të përfshijë pika shtesë vaksinimi. Në këtë mënyrë, vaksinimi do të jetë më i qasshëm për qytetarët. Vaksinat komerciale kundër gripit sezonal i blejnë qendrat e shëndetit publik nga buxheti i tyre dhe vetë ata e përcaktojnë çmimin.
The post Vaksinat kundër gripit sezonal në Maqedoni do të arrijnë deri në fund të muajit appeared first on Telegrafi.