Mjekja Aleksandra Grozdanova gjatë prezantimit të planit kombëtar të imunizimit sot sqaroi se tani për tani rekomandimet nga vendet e tjera do të ndiqen dhe vaksina “AstraZeneka” nuk do të merret nga njerëz më të vjetër se 65 vjeç.
“Ndjekim informacionin në lidhje me “AstraZeneka” në mënyrë të vazhdueshme deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga OBSH se nuk duhet të përdoret, por përvoja e vendeve të tjera të tilla si Franca, Spanja thonë se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt në popullatën e moshuar. Ne do të ndjekim këto rekomandime, presim që kjo vaksinë t’u jepet personave nën 65 vjeç. Kjo nuk do të thotë që kjo vaksinë është e dëmshme, por i jep më pak efekt personave së moshuar”, tha Grozdanova.
Përveç asaj kineze, tani dihet që vaksina “AstraZeneka” do të mbërrijë në Maqedoni në mars dhe do të jetë sasia e parë e shpërndarë përmes sistemit COVAX./Telegrafi/
The post Vaksina “AstraZeneka” në Maqedoni nuk do t’u jepet personave mbi 65-vjeç appeared first on Telegrafi.