Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ta vazhduar gjendjen e krizës edhe për 30 ditë, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski vendosi që të angazhojë ushtrinë.

Sipas vendimit, armata bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojnë kufirin jugor dhe verior të vendit.

“Më bazë të Vendimit e Qeverisë për gjendje krize në një pjesë të territorit të RMV-së, për shkak të rrezikut nga tranzitimi i emigrantëve nëpër territorin e vendit tonë dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga emigrimi ilegal në kushte të pandemisë, presidenti i vendit mori vendim për angazhimin e armatës e cila bashkërisht me policinë kufitare do të sigurojë kufirin jugor dhe verior të vendit”, thuhet në njoftimin e kabinbetit të Pendarovskit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, gje Qeveria në mbledhjen e 61-të vendosi qv të vazhdojë gjendjen e krizës për 30 ditë.

“Me këtë vendim, qeveria solli përfundim që të njoftohet presidenti i shtetit dhe Kuvendi, dhe përfundoi që t’i propozojë presidentit të sjellë vendim për pjesëmarrje të një pjesë të pjesëtarëve të Armatës së Maqedonisë së Veriut në ballafaqimin me gjendjen e krizës”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

 

The post Ushtria dhe policia do ta sigurojnë kufirin jugor dhe verior të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";