Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të këtij muaji.
Sipas informacioneve, kryetarja e KE-së do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut më 28 shtator,në të njëjtën ditë edhe Shqipërinë, ndërsa më 29 shtator udhëton në Kosovë dhe Mal të Zi, kurse vizitën do ta përfundojë më 30 shtator në Serbi dhe Bosnjë.
Ajo sot në Strasburg tha se deri në fund të këtij muaji do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor me qëllim që të sjell mesazh të fuqishëm për mbështetje në anëtarësimin e rajonit në BE.
Ende nuk ka detaje për programin e udhëtimit të saj, ndërsa von der Leyen vizitën e organizon një javë para Samitit BE – Ballkani Perëndimor që do të mbahet në Brdo të Sllovenisë./Telegrafi/
The post Ursula von der Leyen për vizitë zyrtare në Shkup appeared first on Telegrafi.