Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shkruar në Twitter se BE do të ndajë 119 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut.
Ajo thotë se këtë ia ka thënë kryeministrit Zoran Zaev dhe se janë bashkë në këtë çështje, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Zoran Zaevit. 119.000 doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji dhe deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Ndryshe, këto vaksina janë pjesë e 651 mijë dozave “Pfizer”, të parapara për punonjësit shëndetësor dhe grupet në rrezik në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë blerë me mjete të BE-së për shtetet e rajonit./Telegrafi/
Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë @Zoran_Zaev
119.000 doza të vaksinave do të arrijnë në Maqedoninë e Veriut nga maji dhe deri në fund të gushtit.
Ne jemi në këtë së bashku.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) April 20, 2021
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Ursula von der Leyen: 119 mijë vaksina janë paraparë për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.