
Universiteti “Nënë Tereza” njofton se në bazë të rezultateve preliminare të akumuluara nga votimi i fshehtë për zgjedhje të rektorit të tretë në tetë njësitë e universitetit, rektor është zgjedhur Prof. dr. Bekim Fetaji, profesor ordinar nga Fakulteti i Shkencave Informatike pranë Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
Sipas listave zgjedhore të fakulteteve të rregjistruar ishin gjithsej 76 votues, në ditën e votimit votuan 74 votues, 73 të vlefshme dhe 1 e pa vlefshme, dhe 2 votues nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës. Mandati i rektorit të zgjedhur zgjat 3 vjet, duke filluar nga data 26.04.2025.
“Prof.dr. Bekim Fetaji është doktor i Shkencave Kompjuterike i cili ka të mbaruar në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Teknologjisë Graz. Ai gjithashtu mori Diplomën Master nga Oxford Brookes University, në Angli. U angazhua si Profesor-Vizitues në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, Universitetin e Bujqësisë dhe Inxhinierisë në Tokio të Japonisë, në Universitetin Oresbro në Suedi, në Universitetin Politeknik në Tiranë, Universitetin e Novi Pazarit dhe universitete të tjera, si dhe që nga themelimi është profesor në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, i cili njëkohësisht ka qenë dekan pranë Fakultetit të Shkencave Informatike dhe së fundmi prorektor për Shkencë dhe Hulumtime”, thonë nga UNT./Telegrafi/
The post Universiteti “Nënë Tereza”: Bekim Fetaji zgjidhet rektor i universitetit appeared first on Telegrafi.