Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup reagon për shkak të mospërfilljes së kërkesës për vaksinim të stafit akademik dhe administrativ

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rektorati i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup ka reaguar për shkak, të mospërfilljes të kërkesës së tyre për vaksinim prioritar që do të mundësonte fillimin e papengueshëm të vitit të ri akademik 2021/2022.

“Stafi Akademik dhe Administrativ i UNT-së u indinjua tej mase pas informacioneve se disa universitete në mënyrë të organizuar kanë marrë dozën e dytë të vaksinës në mbrojtje të virusit Covid 19. Për këtë arsye Rektorati është i detyruar që edhe publikisht të shpreh pakënaqësinë e vet dhe të kërkojë realizimin e organizuar të vaksinimit”, thuhet në reagimin e UNT-së.

Ata shtojnë se vetëm realizimi me kohë i vaksinimit për punëtorët e UNT-së si edhe të universiteteve tjera, do të siguronte fillimin në kohë dhe mbarëvajtjen aktiviteteve akademike në fillim të semestrit dimëror./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Universiteti “Nëna Terezë” në Shkup reagon për shkak të mospërfilljes së kërkesës për vaksinim të stafit akademik dhe administrativ appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy