Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kundërshton ashpër digjitalizimin e librave të propozuar nga Ministria e Arsimit.

“Kur flisni për digjitalizim, ne shohim diçka abstrakte, digjitalizim pa pajisje digjitale. Kjo është e papranueshme për ne sepse nuk mundet ministrja të vendos pa u konsultuar me asnjë nxënës. Ne nuk jemi kundër digjitalizimit, por vlerësojmë se digjitalizimi është kundër vendit tonë duke pasur parasysh mësimin online që shumë nxënës nuk kishin qasje për shkak të mungesës së pajisjeve dhe infrastrukturës digjitale”, tha Blendi Odai, kryetar i Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, sipas të cilit sistemi arsimor duhet të respektojë nevojat individuale të secilit nxënës.

Sipas Odait nuk ka asnjë vend që përdor plotësisht libra digjital në sistemin e tij arsimor.

“Digjitalizimi është hap i duhur, por digjitalizimi nuk duhet të jetë zgjidhja e vetme”, tha Odai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Unioni i nxënësve kundërshton ashpër deklaratën e ministres së arsimit Milla Carovska se shkollat nuk janë interesante për nxënësit. Blendi Odai nga ky Union përkujton ministren për protestat e shtatorit kur nxënësit përmes protestave kërkonin mësim të kombinuar.

“Shkollat nuk janë vetëm objekte, por janë të shenjta. Shkollat gjithmonë janë interesante për nxënësit. Deklarata e ministres është e rrezikshme”, tha Odai dhe njëherit paralajmëroi se për çështjen e digjitalizimit të librave do të diskutojnë edhe me sindikatën e arsimit.

The post Unioni i Nxënësve kundërshton digjitalizimin e librave në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";