Mbi 62 për qind e grave në Maqedoni janë përballur të paktën një herë me dhunë në internet, ndërsa hulumtimet e kryera në 3 shkolla të mesme në vend, kanë treguar se 78 për qind e të anketuarve ishin viktima të ngacmimeve seksuale, kurse në po të njëjtën hulumtim thuhet se mbi 700 milionë gra janë ekspozuar ndaj dhunës fizike ose seksuale të paktën një herë në jetën e tyre, kështu ka treguar një studim I UN Women të kryer në 13 vende të rajonit.

Kryetarja e Komisionit Parlamentarë për mundësi të barabarta Zhaklina Peshevska, thotë se zbatimi i ligjeve që mbrojnë gratë është i ngadalshëm për shkak të labirinteve institucionale dhe ato shpesh heqin dorë nga lufta e tyre kundër dhunuesve.

“Hapi i parë që ta arrimë këtë duhet që me ligjë ta definojmë dhunën në internet, ti përforcojmë kapacitetet e institucioneve në sensibilizimin e tyre, dhe pastaj ta edukojmë shoqërinë, për zbardhjen e këtyre rasteve”, u shpreh kryetarja e komisionit parlamentar Zhaklina Peshevska.

Ministja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska thotë se ga fillimi i vitit shkollor e deri më tani në adresën elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë pranuar rreth 15 denoncime për dhunë nga nxënësit. Ndaj tyre ministria tashmë ka vepruar në përputhje me rrethanat dhe u bën thirrje të gjithë studentëve që përballen me çdo lloj dhune ta denoncojnë menjëherë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nëse e shohim në mënyrë sistematike vendi I arsimtarëve është kyq në të gjitha aktivitetet në drejtim të parandalimit dhe mbrojtje ndaj diskriminimit. Sepse ai në një process të gjatë edukativo arsimor e mbjellë tek të rinjët ndërgjegjësinë se askush nuk duhet të jetë viktimë e dhunës, ndërsa nëse ndodhë, ai nuk duhet të jetë”, theksoi ministja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.

Presidentja Davkova thotë se, ligjet në vetvete nuk mjaftojnë, por zbatimi i tyre është kyç, si dhe ndihma që do të jepet pasi viktima të inkurajohet dhe të denoncojë dhunën.

“Më kryesore në shërimin e problemit është identifikimi, ose shikimi i atyre të cilët janë përballë me dhunën. Sepse atëher identifikimi është me ato dhe në ndihmë të tyre, dhe ato ndjehen më të mbrojtura”, u shpreh presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Në kuadër të misionit të OSBE-së në Maqedoni Presidentja Siljanovska Davkova, Ministrja e Arsimit Janevska, përfaqësues nga shkollat lokale, të rinjtë dhe organizatat joqeveritare nënshkruan një Deklaratë që përmban dhjetë pika me masa konkrete për luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post UN Women: Mbi 62 për qind e grave në RMV janë përballur së paku një herë me dhunë në internet appeared first on Telegrafi.