Rënie e lehtë e numrit të të infektuarve të rinj me Covid-19 u shënua në 24 orët e fundit, kur u regjistruan 98 raste, nga gjithsej 1.253 testimet. Kompetentët megjithatë sërish apeluan që qytetarët t’i respektojnë masat për mbrojtje nga virusi.

Sipas raportit të djeshëm të Ministrisë së Shëndetësië, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë nga fillimi i epidemisë arrin 15.791. Numri i pacientë të shëruar është 13.184, ndërsa i të vdekur 648. Për momentin numri i rasteve aktive në vend arrin 1.959.

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.253 teste, ndërsa janë regjistruar 98 raste të reja me Kovid-19. Më shumë raste në Shkup- 17, Kumanovë-13, Prilep-11, Tetovë-10, Strugë-5, Veles-2, manastir-1, Ohër-3, Kavadar-4, Gostivar-7, Gjevgjeli-7, Strumicë-2, Kriva Pallankë-2, Koçan-3, Probishtip-1, Makedonski Brod-1, Berovë-1, Vinicë-2, Delçevë-2, Shën Nikollë-2, Resnje-2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Dy viktimat kanë vdekur në kushte spitalore, një nga Ohri (54) dhe një nga Raadovishi (51). Instituti për Shëndet Publik (ISHP) sot ka regjistruar 134 pacientë të shëruar edhe atë: Shkup- 19, Kumanovë- 7, Prilep- 5, Tetovë- 3, Strugë-3, Manastir- 1, Ohër- 1, Gostivar- 7, Kriva Pallnkë-1, Radovish-1, Berovë-3, dellçevë-3, Shën Nikollë-2.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në Klinikën infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 10 pacientë. Gjithsej janë të hospitalizuar 85. Në përkrahje me oksigjen janë 44 pacientë, nuk ka pacientë në ventilim mekanik. Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 5 fëmijë dhe 5 nëna pozitivë në Kovid-19, ndërsa 5 fëmijë dhe 5 nëna të dyshimtë në virusin”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkupi mbetet si qyteti me më së shumë persona të infektuar me Kovid19.Lidhur me komunat e Shkupit, më shumë të infektuar të rinj në ditën e djeshme sërish janë regjistruar në Çair dhe më pas vijon Gazi Baba dhe Aerodromi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, dje në Çair janë shënuar 52 raste aktive, Gazi Babë 7, Aerodrom-97, Karposh-68, Qendër-75, Kisela Vodë-55, Gjorçe Petrov-27, Butel-35, Shuto Orizarë-12, Studeniçan-10, Saraj-17, Haraçinë-8, Ilinden-12, Sopishte-3, Çuper Sandevë-2, Petrovec-4 dhe Zelenikovë-1.

Kompetentët apelojnë që të respektohen masat për mbrojtje nga koronavirusi, të mbahet maskë, të mbahet distancë dhe të dezinfektohen duart./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ulje e lehtë e numrit të rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.