Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 100 deri në 150 metra në Shtip dhe në rrugën Veles – Katllanovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës prej 100 deri në 150 metra ka në Shtip dhe në rrugën Veles-Katllanovë. Nga LAMM bëjnë me dije se qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë mjaft të lagështa.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

Advertisement

The post Ulje e dukshmërisë për shkak të mjegullës nga 100 deri në 150 metra në Shtip dhe në rrugën Veles – Katllanovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy