Ulja e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, Durmishi: Është keqkuptuar, bëhet fjalë për kompanitë ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi tha se tema për uljen e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, është keqkuptuar.

Durmishi tha se, bëhet fjalë për kompanitë nacionale, ndërkohë që bëri të ditur se vetëm është propozuar si iniciativë pasi akoma nuk është diskutuar.

“E vërejta që edhe mediumet edhe nga opozita ka një keqkuptim. Bëhet fjalë për masë të cilën ne e kemi propozuar si iniciativë nuk është kaluar ende. Bëhet fjalë për kompani multinacionale, kompani ndërkombëtare të cilat me atë masë do t’i joshim që të vijnë dhe të investojnë në vendin tonë”, tha Durmishi.

The post Ulja e tatimit për kompanitë që fitojnë mbi 50 milionë euro në vit, Durmishi: Është keqkuptuar, bëhet fjalë për kompanitë ndërkombëtare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy