Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët-krahu i Selës, Krenar Lloga tha se, me uljen e tatimit për kompantië që fitojnë më shumë se 50 milion euro në vit, të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e fundit.
Lloga tha se ky është korrupsion që do të legalizohet me ligj.
“Ja si do të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e fundit, me premtimin se do ta rikthejnë shtetin për ta (DeAlbanizacija).
*Do të ulin tatimin në fitim nga 10% në 5% për kompanitë me fitim vjetor mbi 50 milionë euro, për të stimuluar biznesin, tha Ministri i Ekonomisë nga vLEN, që i shërben politikave të OBRM-PDUKM-së.
**Korrupsion që do të legalizohet me ligj”, tha Lloga.
The post Ulja e tatimit, Lloga: Do të shpërblehen oligarkët maqedonas për mbështetjen që i dhanë OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet e fundit appeared first on Telegrafi.