Borxhi i Komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve publike është zvogëluar për 4 milion euro. Kështu bëri të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai ka postuar disa fotografi në Facebook, në të cilat shihet se borxhi i Komunës së Tetovës është ulur për 4 milionë euro nga viti 2021.

“Për vetëm dy vjet, borxhin e komunës e zvogëluam për 4 milion euro. Nga 24.018.222 euro, në 20.128.297 euro”, shkruan në fotografinë që e ka postuar Kasami.

Për momentin borxhi vetëm i Komunës së Tetovës është 11.825.391 euro, ndërsa borxhi i NPK “Tetova” është 8.235.968 euro. Kurse borxhi i NP “Parkingu” është 66.938 euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ulet për 4 milion euro borxhi i Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.