
Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,08% në raport me vendimin e datës 07.03.2025.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 ulet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 1,240 den/kg dhe tani do të jetë 42,261 den/kg.
Nga data 11.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 74,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 76,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 70,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,261 (denarë/kilogram).
The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.