Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,08 % në raport me vendimin e datës 18.10.2024.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,639 den/kg dhe do të jetë 42,573 den/kg.

Nga data 22.10.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Advertisement

Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 68,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 42,573 (denarë/kilogram).

 

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy