Uji në Tetovë nuk është i pijshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Si pasojë e të reshurave të shiut është dëmtuar ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur, njoftojnë nga NPK “Tetova” Tetovë.

“Si pasojë e të reshurave të shiut , uji që vjen nga burimi i Leshnicës ka pësuar ndotje dhe për këtë arsye i njëjti është i ndalur. Sasia e ujit nga burimet tjera dhe bunaret arin deri në 260 l/s , sasi e cila nuk është e mjaftueshme për furnizim normal dhe të barabartë për të gjithë qytetarët ,kështu që ndërmarrja ka vendosur që prej ora 23:00 deri ne ora 03:00 të kemi restrikcion të ujit”, thonë nga NPK “Tetova” Tetovë.

Nga atje shtojnë se ky informim do të vlejë deri sa analizat e ujit nga burimi i Leshnicës do të na tregojnë se uji është i pastër dhe i plotëson kushtet për tu lëshuar për përdorim dhe shfrytëzim nga qytetarët./Telegrafi/

The post Uji në Tetovë nuk është i pijshëm appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy