Uji për pije është i sigurt, tregojnë analizat nga mostrat për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të marra nga 39 vende matëse në Shkup.
Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” informojnë se në periudhën nga 15 e deri në 19 qershor janë marrë gjithsej 182 mostra për analizë.
“Në pajtim me rezultatet e marra të hulumtimit, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesën për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, theksohet në kumtesën e sotme.
The post Uji në Shkup i sigurt për t’u pirë appeared first on Telegrafi.
Advertisement