Shkupjanët konsumojnë ujë të shëndetshëm për pirje, tregojnë rezultatet nga analiza që i zbatoi Sektori për kontroll sanitar të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”-Shkup.
“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 20.07.2020 deri në 24.07.2020 ka marrë 184 mostra për analizë fizike-kimike dhe 184 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pirje nga 40 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e marra nga analizat, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pirje (Gazeta zyrtare e RM-së, nr.183/18)”, informon NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.
Prej atje përkujtojnë se Sektori për kontroll sanitar është laboratori i parë në shtet i cili e akrediton punën e vet sipas standardit ISO1702:2018.
The post Uji në Shkup i sigurt dhe cilësor për pirje appeared first on Telegrafi.