
Ekipe të MPB-së, NJSA Tigrat, renxherët e PN “Mavrovë” dhe banorët lokalë kanë tërhequr dy persona nga Liqeni i Mavrovës, të cilëve u është përmbysyr varka.
Siç informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK), personat e tërhequr gjenden në automjetin e ndihmës urgjente mjekësore.
Paraprakisht, QMK kumtoi se një helikopter policor me ekip të NJSA Tigrat me varkë janë nisur drejt dy personave, të cilët janë kapur për varkën e tyre të përmbysur.
Nga QMK potencuan se dy personat kanë arritur ta kthejnë varkën e tyre në pozitë normale, pastaj të kthehen në varkë dhe kanë pritur që të tërhiqen nga ekipet e shpëtimit.
Advertisement
The post U përmbys varka, ekipe të MPB-së shpëtojnë dy persona nga Liqeni i Mavrovës appeared first on Telegrafi.