Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut informon se më 24 dhe 25 shkurt në Sofje u mbajt takimi i 17-të i Komisionit të Përbashkët Multidisciplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.
Takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe të hapur, i cili kontribuoi në arrtijen e një progresi të caktuar në punën e Komisionit të Përbashkët.
Në kuadër të seancës së përbashkët të Qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt më 25 janar, bashkëkryesuesit e Komisionit prof. Dragi Gjorgiev dhe prof. Angell Dimitrov u dakorduan për organizimin e tri takimeve deri në fund të muajit maj. Anëtarët e Komisionit e konfirmuan përkushtimin për ruajtjen e dialogut aktiv.
Planifikohet që takimi i radhës i Komisionit të mbahet në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill në Shkup.
The post U mbajt takimi i radhës i Komisionit të përbashkët në mes Sofjes dhe Shkupit, paralajmërohen edhe tre takime tjera appeared first on Telegrafi.