U mbajt mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët në mes RMV-së dhe Bullgarisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë së Veriut njofton se Komisioni i Përbashkët Multidisiplinar i Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, e mbajti takimin e 18-të më 31 mars dhe 1 prill, 2022, në Shkup.

Nga MPJ thonë se takimi kaloi në një atmosferë pozitive, me dialog të hapur dhe shkëmbim mendimesh për pozicionet dhe interpretimet e së kaluarës për shekullin XI dhe XII.

Deri në fund të vitit janë planifikuar edhe katër takime të Komisionit. Takimi i radhës do të mbahet në Sofje më 12 dhe 13 maj, 2022.

Ndryshe, kryeministri bullgar Kirill Petkov, ditë më parë theksoi se ka avancim në negociatat në mes Shkupit dhe Sofjes, por nuk dha detaje konkrete. Ai deklaroi se kur të arrihet marrëveshje, opinioni do të informohet në kohë./Telegrafi/

Advertisement

The post U mbajt mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët në mes RMV-së dhe Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy