Sot në hapësirat e Komunës së Vrapçishtit, u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për zhvillim të rajonit planor të Pollogut.

Në mbledhje u miratua formimi i “ICARE”, ndërkaq u bisedua edhe për projektet e QZHRPP-së dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me zhvillimin e rajonit të Pollogut siç është krijmi i platformës rajonale Sistemi gjeografik informativ, përpilimi i dokumentacionit për depërtimin dhe ndërtimin e rrugës alternative magjistralja Gostivar-Kërçovë deri te deponia Rusino, planet shtetërore urbanistike për Rusinon, përpilim i planit ideor te udhëkryqi në rrugën rajonale nga Vërtoku deri te udhëkryqi në Hanet e Mavrovës dhe projekte tjera që prekin rajonin e Pollogut.

Poashtu pikë diskutimi, me të gjithë përfaqësuesit e komunave që gravitojnë në rajonin planor të Pollogut, ishte edhe Propozim Vendim për pëlqim për angazhimin e ekspertëve, për të siguruar ekspertizën dhe profesionalizmin e nevojshëm për projektet e përbashkëta.

Ndryshe, Qendra për zhvillim të rajonit planor të Pollogut është person juridik i themeluar nga të gjitha njësitë e vetëqeverisjes lokale që janë pjesë përbërëse e rajonit planor të Pollogut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post U mbajt mbledhja e radhës e Këshillit për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, u miratua formimi i “ICARE” appeared first on Telegrafi.