“Gardhi rrethues i qeverisë që u vendos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski u hoq pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, pasi siç tha ai qeveria është e të gjithëve dhe duhet të jetë e hapur. Megjithatë tashmë disa muaj, Qeveria në vend se me gardh rrethues është e rrethuar me gardh policor”, raporton gazetarja, Sara Kajolli.
“Qëllimi jonë është ta hapim qeverinë për të gjithë. Tekstualisht mendoj se qeveria është objekt ku qytetarët duhet të kenë qasje të lirë, lirshëm të komunikojnë, lirshëm të kërkojnë informacione, lirshëm të japin sugjerime dhe të jetë praktikisht e hapur. Jo vetëm për një ditë por të jetë funksionale kjo që do të thotë qeveri dhe korrektësi me qytetarët”, tha deklaroi Zoran Zaev, ish kryeministër më datë 05.05.2017.
Të kundërtën e kësaj deklarate e bën Qeveria e tanishme, ndërsa në pyetjen se përse gardhi policor qëndron aty disa muaj, me përgjigje të shkurtë ata thanë:
“Gardhi policor përdoret për nevoja sigurie gjatë tubimeve publike”, thanë nga Qeveria.
Pas kësaj përgjigje kërkuam që edhe njëherë të na shpjegojnë qëllimin përse janë aty disa muaj, dhe jo për çka shërbejnë megjithatë përgjigje nuk morëm.
Kujtojmë se Zaev me largimin e gardhit pati paralajmëruar se ka plane kreative.
“Shtyllat e betonit mund të bëhen ulëse të bukura , ndërsa gardhi metalik të përdoret si mbulesë e mirë”, pati thënë Zaev më datë 05.05.2017.
Nga kjo deklaratë kanë kaluar gati 5 vjet, ndërsa nga Qeveria thonë se ky gardh ende ruhet në depon e kazermës “Ilinden” në Shkup.
“Gardhi me të cilin ishte e rrethuar Qeveria ruhet në depon e kazermës “Ilinden” në Shkup. Kur të ketë vendim për qëllime të mëtejshme, ne do ta informojmë publikun në kohë”, thanë nga Qeveria.
The post U hoq një gardh për t’u vendosur një tjetër gardh në Qeverinë e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.