Besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm, sepse kjo është një sëmundje serioze dhe e rëndë dhe me sjelljen e tyre të kontribuojnë në kujdesin për shëndetin dhe mbrojtjen nga sëmundja, porositi Shaqir Fetahu, ushtrues i detyrës kryetar i BFI-së në Maqedoni në vlerësimin për pandeminë.
Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu, i cili së fundmi është në krye të BFI-së, para lutjes së të Premtes në “Xhaminë Saat” në Gostivar, dërgoi mesazh duke kërkuar përgjegjësi më të madhe nga besimtarët gjatë pandemisë.
“Të gjithë besimtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe me seriozitetin e tyre të kontribuojnë në mbrojtjen si personale ashtu edhe të familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi. Sëmundja është e rëndë dhe ngjitëse dhe nuk ka asnjë lojë me të. Të gjithë ne me sjelljen tonë duhet të ndihmojmë në eliminimin e saj. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje për më shumë seriozitet dhe paralajmëruam që situata nuk është tejkaluar”, tha Shaqir efendi Fetahu.
Myftiu i Gostivarit erdhi sot për herë të parë për lutje në Xhaminë e Sahatit pasi u emërua ushtrues i detyrës kryetar i BFI-së.
Dje, në një prononcim për besimtarët, Myftinia e Gostivarit lejoi lutjet dhe rekomandoi që ato të përfundojnë përpara fillimit të orës policore dhe me mbrojtjen e rekomanduar nga autoritetet shëndetësore.
The post U.d kryetar i BFI-së: Besimtarët të jenë të kujdesshëm, Covid-19 nuk është lojë appeared first on Telegrafi.