Më 30 qershor ka përfunduar tremujori i dytë i vitit 2020 për kthimin e TVSH-së te personat fizik ndërsa pagesa për llogaritë e skanuara do të bëhet gjatë muajit gusht të këtij viti.

Siç njoftojnë nga Drejtoria e të Hyrave Publike (DHP), gjatë tremujorit prill, maj dhe qershor janë regjistruar 24.974 përdorues të aplikacionit ‘TVSH-ja ime’, dhe janë skanuar 41.650.814 llogari fiskale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët nga skenimi i llogarive fiskale do të marrin 334.556.243 denarë, përkatësisht 5.440.000 euro.

Lexo po ashtu:

Zvogëlohet fondi i ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“DHP ju bën apel qytetarëve që t’i përditësojnë të dhënat e vendosura në aplikacion, me çka do të mundësohej pagesa e rregullt e kthimit të TVSH-së”, thuhet në njoftim.

Nga atje theksojnë se qytetarë që kanë vendosur të dhëna me gabime në aplikacion, dhe në ndërkohë i kanë përmirësuar, respektivisht kanë vendosur të dhënat e sakta, do t’ju bëhet pagesa për gjithë periudhën e skanimit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “TVSH-ja ime”: Në gusht bëhet pagesa për muajt prill, maj dhe qershor appeared first on Telegrafi.