Ka filluar të kryhet pagesa e kthimit të TVSH-së për muajit prill, maj dhe qershor, përkatësisht për tremujorin e dytë të këtij viti.
Ministrja e Financave, Nina Angellovski bëri të ditur se në xhirollogaritë e mbi 140 mijë qytetarëve do të bëhet pagesa prej 167 milionë denarë apo 2.7 milionë euro, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në tremujorin e dytë 304.637 qytetarë kanë skanuar 41.7 milionë llogari fiskale ndërsa muaji qershor shënon numër rekord të llogarive të skanuara, përkatësisht 21.5 milion llogari fiskale apo për 80% më shumë se mesatarja e muajve të tjerë.
“Me ‘TVSH-ja ime’ qyetetarët kanë interes të trefishtë: Ndihmojnë në mos ketë ekonomi në të zezë, kthejnë TVSH-në dhe kanë mundësi për të fituar dhurata përmes ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime”, shkruan Angellovska./Telegrafi/
The post ‘TVSH-ja ime’, fillon të kryhet pagesa për muajin prill, maj dhe qershor appeared first on Telegrafi.