Mungesa e punëtorëve po vërehet dhe ndjehet në çdo sektor të punës në vendin tonë. Sipas njohëseve të fushës, vendi ynë ka nevojë për fuqi punëtore nga jashtë. Për shkak sezonit turistik gjendja më kritike është në sektorin e gastronomisë. Zgjidhjen e çështjes së mungesës së punëtorëve Odat Ekonomike në vendin tonë tentojnë ta mbulojnë me prurjen e punëtorëve nga vendet e huaja që sado pak do ta përmirësonte gjendjen në sektorët më të prekur. Për këtë arsyeje Oda Turistike, kërkoi nga institucionet shtetërore lehtësimin e procedurave për hyrjen e 5.000 kamarierëve, recepsionistëve dhe shërbëtorëve nga Turqia, të cilët do të punojnë në këtë sektor.

Zoran Koçovski, pronar i kompanisë Kouzon, ka deklaruar se përveç hotelerisë preken dhe sektorët tjerë. Ai vlerëson se vendi ynë tani më nuk ka nevojë për punëtorët e huaj vetëm gjatë sezonit turistik por tani më vendi ynë ka nevojë për punëtorë të përhershëm. “Mungesa e fuqisë punëtore në vend është evidente. Përveç në gastronomi, mungesë të punëtorëve ka edhe në sektorë të tjerë, për shembull në ndërtim. Disa zanate po shuhen, tashmë ka mungesë molerësh, hidraulikë, bravandreqës, mjeshtër të teknikës të bardhë dhe së shpejti deficiti do të ndihet edhe më shumë gjithashtu edhe në sektorët e tjerë. Kjo sepse të rinjtë nuk duan t’i mësojnë ato zanate por edhe largimi nga vendi. Prandaj do të kemi nevojë për punëtorë nga jashtë”, thotë Koçovski.

Në një situatë të tillë, ai beson se nuk do të arrihet asgjë e mirë nëse i marrim punëtorë sezonalë nga jashtë, pra punëtorë që do të mbaheshin vetëm dy ose tre muaj sa zgjat sezoni dhe pastaj t’i kthejmë. “Punëtorët e huaj na duhen gjatë gjithë kohës. Por vendi ynë nuk ka një sistem të organizuar për t’i tërhequr dhe mbajtur ata. Pritja e tyre duhet të jetë e organizuar dhe me një qëllim të caktuar. Nëse synimi ynë është të punojmë sezonalisht, vetëm për një kohë të caktuar, problemi nuk zgjidhet. Është më e leverdishme që punësimi i fuqisë punëtore nga jashtë të jetë afatgjatë”, nënvizon ai. Koçovski beson se fuqia punëtore është e vogël pikërisht për shkak të daljeve jashtë vendit. Sipas tij, arsyet se pse ikin të rinjtë nuk janë vetëm ekonomike. “Të rinjtë nuk largohen nga vendi vetëm për arsye ekonomike, por edhe për shkak të pasigurisë politike. Dhe për këtë fajin e kanë politikanët”, përfundon Koçovski.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Punësimit në muajin maj, në vend ishin 120,174 persona që kërkonin punë në mënyrë aktive. Numri i të papunëve për më shumë se një vit po zvogëlohet ndjeshëm nga muaji në muaj. Në Agjencinë e Punësimit, sipas statistikave të publikuara deri më tani janë rreth tetë mijë vende të lira pune. Por nëse i shikoni mirë ofertat e punës, do të shihni se një pjesë e madhe e tyre përsëriten, që do të thotë se punëtorët e nevojshëm janë të vështirë për t’u gjetur. Nga ana tjetër, nuk ka të dhëna të sakta se sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut, kanë shkuar për të punuar jashtë vendit, përkohësisht ose përhershëm, të tërhequr nga kërkesa e madhe për punëtorë në vendet e Bashkimit Evropian por edhe te ata të rajonit siç është Greqia, Mali i Zi apo edhe Kroacia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, pjesa më e madhe, ose më shumë se gjysma e të papunëve të regjistruar në vend janë pa arsim të mesëm dhe me arsim fillor. Më të kërkuarit në vend janë punëtorët e përgjithshëm, higjienistët, shitësit, ndërtuesit, kamerierët, banakierët, shoferët e kamionit etj.

The post Turizmi në Maqedoni po përballet me mungesë të punëtorëve appeared first on Telegrafi.