Tupançevski: Kosova ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e disa të dënuarve nga “Grupi i Kumanovës”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse konstatohet se të dënuarit për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, të cilët janë në grevë urie, nuk i marrin të drejtat që u takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë adekuate, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupaçevski.

Drejtori ka kontaktuar për herë të dytë me të dënuarit dhe mendoj se gjërat po shkojnë në një drejtim pozitiv, për të marrë të gjitha të drejtat dhe përfitimet që u takojnë me ligj.

Ne nuk duam të kemi një qasje selektive, sepse çdo person i dënuar është “histori në vete”. Duhet të ketë qasje individuale.

Nëse konstatohet se nuk i marrin të drejtat që i takojnë me ligj, do të reagohet në mënyrë të duhur”, tha Tupaçevski.

Advertisement

Tupaçevski konfirmoi se zyrtarisht është dorëzuar kërkesë nga autoritetet kosovare për ekstradimin e disa prej të dënuarve, por se ende nuk është marrë vendim në këtë drejtim.

Sipas tij Ministria e Drejtësisë po vepron në këtë drejtim dhe po analizohen disa faktorë që të mund të marrin vendim adekuat.

 

The post Tupançevski: Kosova ka dorëzuar kërkesë për ekstradimin e disa të dënuarve nga “Grupi i Kumanovës” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy