Tsipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëveshja e Prespës është e dobishme për vendin, patriotik, i dobishëm për popujt në rajon të cilët duhet të jetojnë në paqe dhe perspektiva, thelbi është se arritëm diçka historike për Ballkanin dhe vendin, tha lideri i SYRIZËS dhe ish kryeministër grek Alexis Tsipras gjatë pjesëmarrjes së tij në forumin ekonomik Delfi të cilën e ka ndjekur drejtpërdrejtë edhe kryeministri Zoran Zaev, lajmëroi korrespondentja e AIM-s nga Athina.

“E rëndësishme është, në fqinjësinë tonë të kemi aleat, ndërsa jo armik. Duke e marrë parasysh atë që këtu është zotëri Zaev do të them se kjo marrëveshje, e ndryshoi lojën e Ballkanit, e ndryshoi lojën në drejtim pozitiv.

Pa këtë marrëveshje dhe pa perspektivën evropiane edhe për Maqedoninë e Veriut e cila është stabilizuar si vend edhe për Shqipërinë, kam ndjenjë se mund të kishim shumë fqinj jostabil. Në kufirin tonë verior do të kishte jostabilitet si ai që e shohim në Libi, ndërsa ndoshta edhe vendet e treta do të ishin aktive atje, ndërsa ndoshta edhe Turqia do të luante rol”, theksoi Tsipras dhe shtoi se me vlerë çmimi politik që e ka ndërmarrë.

Gjatë vizitës në Athinë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të takohet edhe me liderin e SYRIZËS.

Advertisement

The post Tsipras: Pa Marrëveshjen e Prespës do të kishim fqinj jostabil appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy