Ish-kryeministri dhe kryetari i partisë greke “Syriza” në intervistë për televizionin grek “Star” tha se “nëse nuk ekzistonte Marrëveshja e Prespës, tani në kufirin verior grek do të kishim të njëjtën situatë siç e kemi në jugperëndim,do ta kishim Libinë në kufirin verior, do ta kishim praninë e Turqisë”.

Ish-kryeministri Tsipras theksoi se me kalimin e kohës edhe ata që ishin kritik ndaj marrëveshjes i kuptojnë përfitimet e kësaj marrëveshje.

“Jo vetëm që gjetëm zgjidhje që siguron paqe dhe stabilitet në rajon, gjetëm zgjidhje duke krijuar aleat në kufirin verior, por edhe e ndaluam zgjerimin e Turqisë në rajon. Kjo është e rëndësishme”, tha Tsipras.

Sipas tij, me marrëveshjen është arritur zgjidhje për çështjet kritike lidhur me trashëgiminë kulturore po ashtu është ndaluar “strategjia qesharake dhe e papranueshme për përvetësimin e trashëgimisë kulturore greke”./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tsipras: Me Marrëveshjen e Prespës ndaluam zgjerimin e Turqisë në rajon appeared first on Telegrafi.