“Unë dua të inkurajoj Bullgarinë të ndërmarrë hapin e parë, që të realizohet një vizitë dhe të fillojë procesin e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut. Bullgaria është pjesë e Ballkanit. Unë gjithashtu dua të përmend që një zgjidhje e përbashkët duhet të gjendet për Kosovën, domethënë dialogu duhet të vazhdojë”, tha ish-Kryeministri grek Alexis Tsipras nga Forumi i Prespës, i cili po mbahet këto dy ditë në vendin tonë.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, ai tha se së bashku me Zoran Zaevin besuan në këto mundësi me nënshkrimin.

“Unë dhe Zoran ishim në pushtet në vendet tona në moshën 40 vjeç. Ne nuk ishim të interesuar vetëm për të tashmen, por edhe për të ardhmen, ku do të jetojnë fëmijët tanë.

Lufta për paqe duhet të vazhdojë edhe për bashkëpunim, i cili u hap me këtë Marrëveshje, zbatimi i së cilës duhet të vazhdojë. Kjo marrëveshje është një shembull për shumë vende në botë”, tha Tsipras./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Tsipras: Inkurajoj Bullgarinë që të bëjë hapin e parë, të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.