“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet t’i bëjnë të qarta pasojat që do të ketë mosrespektimi i Marrëveshjes së Prespës në rajon dhe veçanërisht në të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.

Këtë e theksoi ish-kryeministri grek Alexis Tsipras gjatë Komitetit të Ballkanit Perëndimor të Këshillit të Evropës.

Tsipras kryesoi Komitetin dje në Strasburg dhe sipas informacioneve nga Greqia, fokusi ishte te rëndësia e Marrëveshjes së Prespës për paqen, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në një kohë sfidash të mëdha në rajon.

Ish-kryeministri grek Jorgo Papandreu mori pjesë gjithashtu në takim dhe profesorët Konstantinos Philis nga Greqia dhe Kristian Fidanovski nga Maqedonia e Veriut.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Papandreu theksoi se për aq kohë sa rajoni është i prekshëm nga konfrontimet nacionaliste, ai do të kërkojë mbrojtës dhe do të zhytet në destabilitet dhe konflikte të reja, dhe në vend të kësaj është e nevojshme që të gjithë të respektojnë parimin e fqinjësisë së mirë, përkushtimin ndaj parimeve demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut.

Ndërsa profesori Fidanovski, si dhe të gjithë anëtarët e Komisionit që e morën fjalën, u fokusuan në nevojën e respektimit të Marrëveshjes nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

The post Tsipras: BE dhe bashkësia ndërkombëtare qartë të tregojnë pasojat e mosrespektimit të Marrëveshjes së Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";