Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në urimin e tij drejtuar presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski thekson se SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut në NATO dhe mbështesin aspiratat e saj në anëtarësim në BE.

“Këtë vit shënimi i pavarësisë është në rrethana të tjera kur jemi të ballafaquar me pandeminë globale. Edhe krahas kësaj, Maqedonia e Veriut në mënyrë të sigurt dhe transparente mbajti zgjedhje demokratike në korrik, ndërsa vendi juaj mbetet i përkushtuar në avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon. Sa i përket hapërimit pozitiv me anëtarësimin në NATO, Maqedonia e Veriut tashmë kontribuon në Aleancë, si nikoqire e disa ushtrimeve në poligonin ushtarak në Krivollak. SHBA-ja është krenare që është aleat me ju dhe ne mbështesim aspiratat e Maqedonisë së Veriut për integrimin e mëtejshëm evropian dhe rrugës tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Trump në urimin e tij për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Kate Marie Byrnes urimi ne presidentit Trump ia dorëzoi presidentit Stevo Pendarovski, ndërsa pas takimit në Vodno, siç njoftojnë nga kabineti i presidentit Pendarovski, u diskutua për sfidat që i sjell pandemia e COVID-19.

Pendarovski dhe Byrnes diskutuan edhe për sfidat e Qeverisë së re si dhe nevojën për të pasur konsensus shtetëror me qëllim që të zbatohen reformat e nevojshme e që kanë për qëllimin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut nv NATO./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Trump: SHBA-ja është krenare që është aleat me Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.